Foto: Policia e Kosovës

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për kanosje, Policia i gjen armë dhe drogë në shtëpi

Një 43-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për veprën penale – kanosje, sot, më 21.05.2024, në Prishtinë.

Pas kontrollit të Policisë në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi e substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari P.M. është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ai po dyshohet për tri vepra penale: Kanosje; posedim i narkotikëve, dhe armëmbajtje pa leje.