Podujeva | Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për grabitje në market në Podujevë

Policia ka arrestuar një 22 vjeçar si i dyshuar për një grabitje në fshatin Shtedim.

Sipas policisë, i dyshuari E.Ll. më tri ditë më parë, dyshohet se nën kërcënimin e thikës kishte grabitur një sasi parash në një market.

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje.

Policia ka njoftuar sot se arrestimi i 22 vjeçarit është bërë sot nga ana e hetuesve policor të stacionit të Podujevës.

Ndaj të dyshuarit,  prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.