ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një grua pasi tentoi të fuste drogë në burg

Një grua është arrestuar dje në Istog për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit, e dyshuara, shtetase e Shqipërisë, gjatë vizitës në burgun e Dubravës, ka tentuar që të fus substanca të dyshuara narkotike tek një i burgosur.

Sipas njoftimit, sasia e substancës së dyshuar narkotike të cilën e dyshuara ka tentuar ta fus brenda burgut ka qenë 12.5 gramë.

E dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.