Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të mitur për vjedhje të kuletës

Në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren dje rreth orës 03:37 janë arrestuar dy persona të moshës së mitur.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit me forcë kanë depërtuar në një lokal dhe kanë vjedhur një kuletë, ku kishte rreth 100 euro para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.