Foto: Ilustrim

Arrestohen Babë e Bir që Ishin në Arrati

Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, babë e bir, të cilët po kërkoheshin që prej 15 ditësh për shkak të sulmit kundër një personi në Viti.

Për shkak të lëndimeve trupore që i kishte pësuar, viktima e këtij sulmi kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Viti.

Ndërsa, pas këtij sulmi, që ka ndodhur më 29 nëntor, dy të dyshuarit janë arratisur.

Policia ka arritur t’i arrestojë ata gjatë ditës së djeshme dhe i ka intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë ky rast është proceduar në Gjykatë.