Peja

Aktakuzë për Vrasjen e Vitit 2010 në Pejë

Sipas prokurorisë, hetimet e kryera nga ky prokuror kanë të bëjnë me vrasjen me armë zjarri të ndjerit Besart Qazim Shabi dhe tentim vrasjen e rëndë ndaj një polici që kanë ndodhur më 2.01.2010 në diskotekën “City Club” në Pejë.

Ky rast, sipas prokurorisë, besohet se ka lidhje me një hakmarrje ndërmjet familjes Elshani dhe familjes Kelmendi.

Megjithatë prokuroria nuk ka zbuluar identitetin e të akuzuarit.

KALLXO.com ka konfirmuar se i akuzuari në këtë rast është Granit Elshani, i cili pas disa viteve në arrati, ishte dorëzuar në polici muajin e kaluar.

“Ndaj klientit tim Granit Elshani është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale”, tha për KALLXO.com avokati i Elshanit, Ndrecë Dodaj.

I dyshuari i është dorëzuar policisë dhe është duke vuajtur paraburgimin në pritje të gjykimit dhe nëse gjendet fajtor, prokuroria thotë se mund të dënohet me së paku dhjetë vjet burgim.

Këtë aktakuzë e ka ngritur një prokuror ndërkombëtar në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

KALLXO.com e ka raportuar gjerësisht dorëzimin e Granit Elshanit në polici:

http://kallxo.com/dorezohet-ne-polici-granit-elshani/

http://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-granit-elshanin/

http://kallxo.com/granit-elshani-sillet-ne-gjykate/