Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksidentohet Autoambulanca- Vdes Pacienti

Një person ka vdekur shkaku i një aksidenti në Gjilan.

Sipas raportit policor, dje rreth orës 9:05 të mëngjesit në fshatin Livoç i Poshtëm në Gjilan, është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave.

KALLXO.com mëson se në aksidentin e ndodhur në Livoç të Epërm në Gjilan, kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një automjet i ambulancës.

Në automjetin e ambulancës ka qenë një pacient i cili ka vdekur pas aksidentit.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.