Gjilani

Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona e digjet një makinë

Dy persona kanë pranuar tretman mjekësor pas një aksidenti mbrëmë në Gjilan.

Policia ka njoftuar përmes raportit të saj ditor, se mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Qarkore”, në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe një bashkudhëtar.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.

Njëra nga veturat e aksidentuara si pasojë e goditjes së shtyllës elektrike është djegur në tërësi.

Në vendin e ngjarjes kanë njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i KEDS-it.