Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

AKR Nesër Vendos rreth Shkarkimit të Ministrit Sefaj

Shkarkimi i Flamur Sefajt nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme ende nuk është pranuar nga Aleanca Kosova e Re.

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi ka deklaruar se një vendim rreth shkarkimit të ministrit Sefaj, AKR do të mund ta merr gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj javën e kaluar ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Flamur Sefajn dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi lidhur me deportimin e 6 shtetaseve turq nga Kosova. /21Media