Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli - Foto: Facebook

Behgjet Pacolli i bën thirrje AKR-së në Gjilan që ta mbështesin Lutfi Hazirin

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR-së në Gjilan që ta mbështesin kandidatin e LDK-së, Lutfi Haziri, për kryetar të Komunës.

Përveç kësaj, Pacolli njoftoi se sot ishte në Gjilan bashkë me strukturat e partisë së tij, ku e pritën Lutfi Hazirin.

“Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!”, ka shkruar kreu i AKR-së në rrjetin social “Facebook”.

Rundi i dytë për kryetar të Komunës do të mbahet më 14 nëntor.

Lutfi Haziri i LDK-së dhe Alban Hyseni i LVV-së kanë shkuar në balotazh për të parin e Gjilanit.