Arkiv
Pacolli letër të hapur Kurtit: Keni hedhur poshtë çdo arritje të dy dekadave të pasluftës
Ish presidenti i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli iu ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti.
Pacolli në këtë letër ka komentuar zhvillimet e fundit në vend duke përfshirë situatën në veri, hapat e ndërmarrë nga Qeveria dhe sanksionet e Bashkimit Evropan ndaj Kosovës.
Kryetari i AKR-së ka shkruar se Kurti ka hedhur poshtë arritjet e Kosovës në 20 vitet e fundit duke i dhënë vrull jo-racionalës.
“Kosova në 24 vitet e fundit ka përjetuar zhvillimin më të madh ekonomik, social dhe politik në tërë historinë e saj. Por për shkak të argumentimit tuaj politik, ju vendosët të hidhni poshtë çdo arritje të dy dekadave të pasluftës, duke i dhënë vrull jo-racionales që e merr si të mirëqenë lirinë dhe mirëqenien e Kosovës dhe mbi të gjitha që e merr si të mirëqenë pavarësinë tonë. Sot ka nevojë për kohezion dhe bashkëpunim mes të gjitha grupeve politike dhe të shoqërisë civile, për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe iluzioni i brendshëm irracional që po dëmton Kosovën”- ka shkruar ai.
Sipas Pacollit, shteti i Kosovës sot është në gjendje izolimi dhe frikësimi autoritar për shkak të kryeminitrit Kurtit, për të vizionin e të cilit tha se është i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe kauza të rreme.
“Për shkak të kokëfortësisë dhe mungesës së vizionit tuaj politik dhe pragmatik, të ndërtuar historikisht mbi gënjeshtrat politike të dekadave të fundit me kauza të rreme politike për demarkacion, dialog me Serbinë dhe mbi të gjitha për rrugëtimin shtetformues të Kosovës, sot Kosova është sjellë në këtë gjendje. të izolimit, polarizimit dhe frikësimit autoritar. Veprimet tuaja të pakoordinuara me aleatët, term me të cilin e keni bërë shaka dhe keni sulmuar çdo kohë, po e dëmtojnë Kosovën”- thuhet në letrën e kryetarit të AKR-së.
Pacolli ka thënë se në dy vitet e fundit ka pa parë mos funksionim të institucioneve të cilat kanë refuzuar bashkëpunim në interes të Kosovës. Ai ka fajësuar kryeministrin, Albin Kurti për vonesën e hapjes së spitalit të fëmijëve në QKUK.
“Për shkakun tuajin z.kryeministër u vonua hapja e Spitalit të Fëmijëve në QKUK, ku u bllokuan instrumentet mjekësore në doganat e Kosovës, të cilat nuk ishin objekt doganor apo i taksavë, por adresimi i shumë letrave tek ju ra në vesh të shurdhër, sepse nuk kishte asnjë rezultat apo përgjigje fare. Pajisjet ishin dëmtuar nga lagështia në depot doganore dhe ndërrimi i tyre ka qenë i kushtushëm dhe ka shkaktuar vonesa të paarsyeshme”- thuhet në letrën e Pacollit drejtuar Kurtit.
Ish presidenti Pacolli ka shkrur se kishe sjellë një delegacion nga një shtet për të njohur Kosovën, i cili ishte takuar me kryeministrin dhe Presidenten. Por që sipas Pacollit, institucionet nuk kishin bërë asnjë veprim për të finalizuaar këtë njohje.
“Një rast tjetër ishte kur dy shtete, pas vizitave të mia atje, njohën pasaportën e Kosovës si hapin e parë drejt njohjes së Kosovës dhe hapën rrugën për këtë. Ju i pranuat letrat e dy presidentëve të vendeve në fjalë, por për inatin tuaj politik i shpërfillët dhe nuk u ndërmor asnjë hap nga qeveria juaj për të zyrtarizuar njohjen dhe bashkëpunimin diplomatik”- ka vazhduar Pacolli.
Kryetari i AKR-së ka thënë se është i gatshëm të mbështësë qeverinë Kurti nësë ndjek agjendë në interes të Kosovës.