Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Behgjet Pacolli rizgjidhet kryetar i AKR-së

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se do të vazhdojë udhëheqjen e kësaj partie.

Pacolli tha se Aleanca Kosova e Re sot rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga ai.

“Sot, Aleanca Kosova e Re ri konfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të të punë”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli tha se AKR do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend.