AKR Ende nuk ka Vendosur kë të vë në Krye të MPB-së

Përfundon takimi i AKR-së Pas mbledhjes të kryesisë së AKR-së, nënkryetari i këtij subjekti politik, Agim Bahtiri tha se në mbledhje është diskutuar për degët dhe nëndegët e AKR-së, por jo edhe për propozimin e emrit për ministër të MPB-së.

Ai tha se AKR-së i takon Ministria e Punëve të Brendshme, dhe se shumë shpejt do ta caktojnë emrin për zëvendësimin e Flamur Sefajt. Më 3 prill Flamur Sefaj i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar para disa ditësh, dhe i ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Ministrit.

Ky vendim i Haradinajt erdhi pas deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova./ 21 Media