Konvertimi i targave në veri, arrin në mbi 2 mijë regjistrimi i automjeteve me ‘RKS’

Gjatë ditës së sotme ka arritur në mbi 2 mijë numri i automjeteve të regjistruara me ‘RKS’, nga targa ilegale sa kanë qenë duke funksionuar deri më tash.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Veturat e regjistruara sot e kanë kalu numrin 2 mijë. Nga ilegalet në RKS” – ka thënë ai.

Në fillim të muajit nëntor, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pati njoftuar se të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më 1 dhjetor 2023.

Gjithashtu MPB kishte thënë se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”

Konvertimi i targave po bëhet në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

 

Fluks i shtuar i qytetarëve për konvertimin e targave, për tri ditë 414 vetura në veri regjistrohen me “RKS”