Foto ilustrim

Deri në 30 minuta pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e përditësuara në ora 20:41 për pritjet për hyrje dhe dalje në pikat kufitare.

Pritjet më të gjata për hyrje rezultojnë të jenë në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të publikuara, pritjet për hyrje në Kosovë përmes kësaj pike janë 30 minuta.

Ndërsa pesë deri në dhjetë minuta janë pritjet për hyrje në pikat kufitare të Vërmicës, Hanit të Elezit, Mutivodës dhe Merdarës.

Gjersa me më pak kohë, konkretisht tre deri në pesë minuta figuron të jetë fluksi në pikat e kalimit kufitar në Qafë të Prushit, Qafë të Morinës, Kullë, Bërnjak, Glloboqicë, Stançiq, Jarinje dhe Muçibabë.

Ndërkaq, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë – 20 deri në 30 minuta.