6+ përkrah propozim vendimin e Qeverisë për krijimin e ekipit negociator me Serbinë

Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+ ka thënë se e përkrah propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës  për ekipin negociator.

Kuvendi i Kosovës po mbanë mbledhjen e nëntë si mbledhje të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë.

Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.

Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+ ka thënë se e përkrahi propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ne si grup parlamentar 6+ e mbështesim këtë propozim- vendim të Qeverisë së Kosovës” ka thënë Kinolli nga 6+.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj propozoi që Fatmir Limaj të jetë kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Dardan Gashi anëtarë i ekipit, Mahir Jagcilar, anëtarë, por do të ketë edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Social Demokrate, Lidhja Demokratike dhe Alternativa.

Aktualisht në sallë të Kuvendit të Kosovës gjenden 61 deputetë.

https://kallxo.com/aak-perkrah-krijimin-negociator-per-bisedimet-me-serbine/