2015, Viti i Shumë Lëndëve të Vjetruara në Gjykata

BIRN dhe Internews Kosova janë duke publikuar raportin e nëntë vjetor të monitorimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Drejtori i Internews Kosova, Faik Ispahiu, në hapje të konferencës, tha se raporti i sivjetmë tregon që disa nga kapitujt e raporteve të mëparshëm të shkeljeve teknike, këtë vit janë hequr për shkak të përmirësimeve të shënuara gjatë vitit të kaluar.

Ispahiu tha se raporti përveç shkeljeve të evidentuara, flet edhe për shembuj pozitivë.

“Jam krenar që tash në vitin e nëntë kemi diçka substanciale për të raportuar. Kemi ndarë edhe shembuj pozitivë në disa nga gjykatat dhe prokuroritë. Nëse është e mundur që kjo të bëhet në disa gjykata e prokurori themelore, pse të mos bëhen edhe në të tjerat”, tha Ispahiu.

Ndërsa autori i raportit, Petrit Kryeziu, tha se gjatë vitit të kaluar janë vërejtur shqiptime të dënimevetë ulëta nga gjykatësit në rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin.

“Gjyqtarët ankohen se aktakuzat e prokurorëve janë të pabazuara e prokurorët ankohen se gjykatësit po shqiptojnë dënime të ulëta për veprat e korrupsionit”, tha Kryeziu.

Ai tha se ka pasur shumë raste edhe kur lëndët në gjykata janë vjetruar dhe si të tilla kanë përfunduar me parashkrim.

“Kemi hasur në raste kur nuk janë respektuar afatet të cilët u janë dhënë prokurorëve për të përfunduar një procedurë të një lënde. Ne kemi gjetur 22 vepra penale të parashkruara”, tha Petrit Kryeziu.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt këtë konferencë e cila mund të shikohet në linkun e mëposhtëm.