Mbledhja e qeverisë | Foto: ZKM
Qeveria Pezullon Privatizimin e Tokave të Shtetit
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është pezulluar për një vit privatizimi i tokave në pronësi shoqërore.
Pezullimi i privatizimit është bërë për të vlerësuar nevojat që mund të kenë institucionet për prona me qëllim të zhvillimit të vendit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht për një afat njëvjeçar, privatizimin e tokave në pronësi shoqërore, periudhë gjatë të cilës do të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për prona me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe investimeve”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Ndërprerjen e privatizimit të pronave shoqërore e përmendi para 6 ditësh zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kur u takua me biznesmenë dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës.
Limaj tha atë ditë se shteti duhet të ketë tokë për t’u ofruar hapësirë investitorëve.