Limaj në Odën Ekonomike | Foto: ZKM

Limaj Dëshiron që Shteti të Ketë Tokë për Investitorët

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Koosvës Safet Gërxhaliun dhe me biznesmenë të vendit, paralajmëroi ndërprerjene  shitjes së tokës shtetërore.

“Zëvendëskryeministri Limaj tha se duhen miratuar ligje që iu përshtaten nevojave dhe interesave të vendit, duke paralajmëruar ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore, në mënyre që shteti të iu ofrojë investitorëve të huaj dhe vendorë  hapësirë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Limaj kërkoi angazhim për tejkalimin e paragjykimeve për ata që e zhvillojnë vendin.

“Fatkeqësisht paragjykimet dhe përceptimi negativ vazhdon të jetë ndaj atyre që e kanë barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim duhet bashkë të angazhohemi ta ndryshojmë atë ”, tha Limaj, sipas komunikatës.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica që e konsideroi prioritet të ministrisë që drejton punësimin e të rinve.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se problemet e grumbulluara mes bizneseve e shtetit nuk mund të zgjidhen me shpejtësi, por me një  bashkëpunim të ngushtë me qeverinë problemet do të  tejkalohen.

Limaj i konsideroi biznesmenët edhe burrështetas që e çojnë përpara vendin.