Mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Foto: Kallxo.com

Nesër Kuvendi Diskuton Kundër Ndotjes

Nesër deputetët e Kuvendit pritet të mblidhen për të diskutuar rreth niveleve të larta të ndotjes në Prishtinë.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kryekuvendari Kadri Veseli tha se kërkesën për një seancë të tilë e kanë nënshkruar 41 deputetë, ndërsa tregoi se seanca do të zhvillohet duke nisur në orën 15:00.

“Ideja është që të bëhet një plan nacional që do të jetë afatgjatë”, tha Veseli.

Më pas ai ua dha fjalën anëtarëve të kryesisë.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi mbjelljen e 1 milion drunjve, ndërsa edhe Elmi Reçica foli për krijimin e një plani afatgjatë kundër ndotjes.

Nga nesër do të reduktohet qarkullimi i makinave në Prishtinë, ndërsa edhe sot në kryeqytet ajri është shumë i dëmshëm.

Nga dje KALLXO.com ka filluar të publikojë fotografi të dërguara nga qytetarët në lidhje me ndotjen në Prishtinë.