Grupi i vrapuesve 'Kosova Trail Running Association' po i pastrojnë vazhdimisht shtigjet e vrapimit (Foto)

Grupi i vrapuesve “Kosova Trail Running Assocition”, janë një grup i pavarur jofitimprurës, me qëllim të promovimit  dhe masivizimit të vrapimit malor.

Ndërkohë ky grup shtigjet e vrapimit i ka në Gërmi dhe kanë nisur një iniciativë që t’i pastrojnë këto shtigje nga mbeturinat e shumta.

“Kosova Trail Running Association”,  kanë marrë mbështetje edhe nga Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell për këtë iniciativë.

Gjithashtu ky grup ka për qëllim  edhe organizimin e garava ndërkombëtare.

KALLXO.com ju sjellë disa foto nga kampanja e “Kosova Trail Running Association” që po i pastrojnë shtigjet e vrapimit në Gërmi.