Mbeturinat në rrugën ‘Fazli Grajçevci’ në Prishtinë (01.07.2022), Foto: KALLXO.com.

Grumbullimi i mbeturinave, Kryeqyteti shpall gjendje emergjente

Kryeqyteti ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente për shkak të grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet, të cilat sipas tyre mund të paraqesin rrezik për shpërndarje të empidemive dhe rrjedhimisht përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Komisoni i komunës në vlerësimin e tyre pas konstatimit të situatës në teren ka potencuar se “mbeturinat paraqesin rrezik për zhvillimin e ndonjë infeksioni apo epidemie, sidomos tani që fillojnë të ngriten temperaturat”.

Kryeqyteti këtë vendim e ka marrë më 14.02.2024, pas vlerësimit të gjendjes në terren, gjatë cilës ishte evidentuar: mungesë inspektimi, hedhja e pavend e mbeturinave shtazore, ndërtimore, mungesë e makinerisë për grumbullim të mbeturinave, mungesë e kontejnerëve.

Për adresim të këtij problemi, Kryeqyteti ka mobilizuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë për siguri dhe emergjenca, Drejtorinë e inspekcionit, të cilave u është kërkuar inspektim e shqiptim i gjobave, shtim i kontejnerëve si dhe angazhim të operatorëve tjerë potencial.

Grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet e kryen kompania rajonale “Pastrimi” e cila mbulon edhe komunat tjera në rajon të Prishtinës si: Graçanica, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Podujeva.

Komuna ka disa vite që përballet me mos menaxhim të mirë të situatës me mbeturinave kjo si shkak i mungesës së numrit të kamionave që nevojiten për mbeturinat në kryeqytet.

02.02.2024, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama shkarkoi tashmë Ilirik Musliun nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike me arsyetimin e mospërmirësimit të gjendjes me mbeturina.

Musliu kishte reaguar pas vendimit të kryetarit Përparim Rama për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit. Musliu përmes një video në “Facebook” kishte thënë se është i shokuar nga vendimi për lirimin nga detyra për shkak se, sipas tij, vazhdimisht është përgëzuar nga kryetari Rama për përformancen e tij.

Ndërsa në emisionin “KallxoPernime”, më 10.02.2024, Musliu e quajti “të ligë dhe të ulët” mënyrën e shkarkimit.

Rama tregon kur nisi përçarja me PDK-në, për zyrtarët e shkarkuar thotë se sabotuan procese