Mbeturinat që mbetën pas iftarit në sheshin 'Adem Jashari', drejtori i Shërbimeve Publike paralajmëron gjobë dhe futjen në 'listë të zezë' organizatorin

Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Bekim Brestovci ka reaguar ashpër pasi gjendja në sheshin “Adem Jashari” nuk pastruar pasi u shfrytëzua për organizimin e iftarit.

Brestovci ka publikuar fotografi të mbeturinave dhe mbetjeve ushqimore duke paralajmëruar gjoba dhe ‘futjen në listë të zezë të organizatorit”.

“Ua japim lejen për ta organizuar IFTARIN në sheshin Adem Jashari dhe ja në çfarë gjendje i lanë hapësirat publike, për t’u bërë mëpastaj pastrimi i këtyre hapësirave barrë e njësiteve tona për pastrim emergjent. Nesër pason gjoba dhe futja në listen e zezë të organizatorit” – ka shkruar Brestovci në rrjetin social “Facebook” më 17.03.2024