Refuzohen propozimet për ekspertiza në gjykimin për konkursin në Spitalin e Gjakovës

Vera Lleshi, mjeke në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, po akuzohet nga Prokuroria e Gjakovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, ndërsa Jehona Arapi po akuzohet për deklarim të rrejshëm.

Prokuroria pretendon se Vera Lleshi, në cilësinë e anëtares së komisionit për pranimin e një operatori në SISH, gjatë procedurës së rekrutimit sipas konkursit të Spitalit të Gjakovës, duke ndërhyrë në testin me plotësime shtesë, ka favorizuar kandidatën Jehona Arapi që të përzgjidhet në cilësinë e operatores së SISH-it.

Sot, dëshmitarja Leonora Ymeraga, shefe e njësisë së burimeve njerëzore në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, tregoi në Gjykatë se ishte udhëheqëse e komisionit disiplinor.

Ajo tha se nuk i kujtohej nëse përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve ka qenë prezent si monitorues.

Ymeraga tregoi se ajo nuk ka asnjë qasje në dokumente të kandidatëve, sepse aplikacionet ia dorëzon kryesuesit të komisionit dhe testet e kandidatëve vijnë nga zyra e drejtorit.

Ajo tha se pas përfundimit të testeve, kryesuesi i komisionit e pranon një raport final dhe të gjitha dokumentacionet ia dërgon drejtorit ekzekutiv, i cili vendos për kandidatin e zgjedhur dhe pas nënshkrimit të drejtorit bëhet publikimi i rezultateve.

Ajo tregoi se stilolapsat mund të jenë të ndryshëm.

“Stilolapsat mund të jenë të ndryshëm, sepse në fillim i shpërndajmë të gjithë kandidatëve, mirëpo më pas ato mund të harxhohen dhe duhet të marrim stilolapsa tjerë”- deklaroi Leonora Ymeraga.

Ymeraga tregoi se në këtë rast nuk i kujtohej nëse dikush ka bërë ndonjë ankesë, përveq që nga Agjencioni Kundër Korrupsion i është kërkuar komplet dosja e kandidates Jehona Arapi.

Pas kësaj dëshmie, mbrojtësi i të akuzuares Vera Lleshi avokati Prenk Pepaj propozoi që të bëhet një super ekspertize grafologjike dhe të mirren mostrat e shkrimeve të anëtarëve të komisionit, kryesuesit të saj dhe përfaqësuesit të sindikatës.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuares Jehona Arapi, avokati Fadil Sinanaj, propozoi që të ndëgjohet një ekspert i oftalmologjisë.

Mirëpo, trupi gjykues refuzoi të dy propozimet.

Ndërkohë, gjykata njoftoi se sipas detyrëz zyrtare do ta dërgojë kërkesën nqë edhe një herë të bëhet ekspertiza grafologjike.

Seanca e radhës u shty për një kohë të pacaktuar, derisa të sigurohet ekspertiza plotësuese e grafologjisë.

Në seancën e kaluar ishin dëgjuar si dëshmitarë kolegët e tyre.

Sipas aktakuzës, këto veprime së të akuzuares Lleshi, kanë ndodhur me datë 15 maj të vitit 2017.

Ndërsa, më datë 8 gusht të vitit 2019, Jehona Arapi, në cilësinë e dëshmitares gjatë dhënies në Stacionin Policor në Gjakovë, ka paraqitur deklarim të rremë, duke mohuar se ndokush anga anëtarët e komisionit e kishte ndihmuar rreth plotësimit të testit me shkrim dhe se shkrimin në testin e saj e kishte bërë me dy stilolapsa.

Aktakuza thotë se në bazë të kësaj deklarate, Arapi arrin të punësohet si operatore e SISH-it, duke i dëmtuar kështu edhe kandidatët e tjerë

Refuzohet kërkesa për hudhje të aktakuzës ndaj mjekes së Spitalit të Gjakovës