Dyshohet se gënjeu policinë se ka qenë cak i grabitjeve, arrestohet një grua nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Ferizaj, e cila dyshohet se ka deklaruar rrejshëm në Polici se ka qenë cak i grabitjeve nga persona të panjohur.

Madje sipas policisë, ajo dyshohet se këtë deklarim të rrejshëm e ka bërë duke thënë se ka qenë cak i grabitjeve disa herë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, por vetëm ka informuar që me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.