Enis Kervan

Enis Kervan: Shumë njerëz deklarojnë identitet të rrejshëm në radhët e komuniteteve për t'u punësuar më lehtë

Enis Kervan, deputet i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar multietnik, thotë se komunitetit turk i cenohet e drejta për punësim në institucione publike, përkundër se i garantohet me ligj, për shkak të deklarimeve të rrejshme të identitetit.

“Kemi një problem kur thuhet se 1 për qind e të punësuarve në administratën publike janë nga komuniteti turk. Nuk mendoj që shifra është reale pasi shumë njerëz deklarojnë identitet të rrejshëm. Për shembull flasin gjuhën turke edhe e zënë vendin e ndonjë turku”, ka thënë Kervan.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” potencoi se ka raste kur prindërit dhe fëmijët deklarojnë identitete të ndryshme për punësim më të lehtë.

Kervan theksoi se po presin regjistrimin e ardhshëm të popullësisë në mënyrë që kjo të rregullohet.

“Ne po presim edhe regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në mënyrë që të rregullohet më mirë ky problem. Pra, kurdo që ka konkurse të vërtetohet se cilit komunittet i përkasin personat”, shtoi Kervan.