
Ilustrim
Prishtinë, arrestohet në derë të diskotekës për shkak se prezantohet rrejshëm
09.1.2023 - 08:44
Policia e Kosovës njoftoi të hënën se një person është shoqëruar në stacion policor pasi i njëjti në një klub nate është prezantuar si person zyrtar.
Sipas forcave të rendit, të njëjtit i është konfiskuar një kartelë ndërsa për rastin është iniciuar edhe procedurë e rregullt nga Prokurori i Shtetit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, tek sigurimi i një klubi nate, duke prezentuar një kartelë është prezentuar si person zyrtar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe nga i njëjti është sekuestruar një kartelë me të cilën dyshohet se është prezentuar si person zyrtar” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.