Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com
Gjakovë - Dënohet ish-asamblisti PDK-së për mosraportim të pasurisë
Ilir Beqiri ish-asamblisti i PDK-së për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, u dënua me 6 muaj burgim me kusht, dënim ky i cili nuk do t’i zëvendësohet nëse brenda 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale. Gjykatësi i rastit, Drilon Haraçia të njëjtit ia shqiptoi edhe gjobën prej 300 eurove.
Ilir Beqiri akuzohej për mos-raportim ose raportim të rrejshëm të pasurisë në kohën kur kishte qenë asamblist i PDK-së në Gjakovë.
Gjatë ditës së djeshme, i njëjti kishte pranuar fajësinë.
Ai kishte thënë se është bërë një lëshim, e njëjta është bërë nga pakujdesia dhe neglizhenca.
“Kam menduar se te deklarimi i pasurisë duhet të paraqiten vetëm të hyrat publike dhe jo ato private, e gjithashtu nuk kam pasur ndonjë qëllim tjetër”, kishte thënë ish-asamblisti Ilir Beqiri.
Në këtë kishin kaluar 16 muaj nga mbajtja e seancës së fundit, e cila ishte mbajtur me datë 2 prill 2019.
Sipas aktakuzës, Ilir Beqiri po akuzohet se nuk ka bërë deklarim të pasurisë apo të ardhurave, e këtë duke e ditur që si këshilltar në Asamblenë Komunale në Gjakovë, duhej ta bënte.
Duke mos respektuar ligjin ai nuk i kishte dërguar të dhënat në afatin ligjor në Agjencinë kundër Korrupsionit në Prishtinë.