Shpallja e Aktgjykimit në rastin 'Pronto'

Detaje se si rrodhi që nga fillimi gjykimi në rastin 'Pronto'

 

Me 6 janar të vitit 2018-të Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Adem Grabovcit, Arbenita Pajazitit, Ilhami Gashit, Besim Beqajt, Njazi Rexhës, Zenun Pajazitit, Xhavit Dakajt për veprën penale shkelje e statusit të barabartë të Kosovës.

Gjykatësi Shashivar Hoti, kryetar i trupit gjykues kishte marrë vendim me datën  13 gusht 2018 me të cilin kishte shpallur veten jokompetentë në pikëpamje lëndore për të gjykuar këtë proces gjyqësor, pasi kjo vepër penale nuk është e dënueshme me mbi 10 vjet burgim dhe nuk bënte pjesë në listën e veprave penale të cilat gjykohen në Departamentin e Krime të Rënda.

Gjykata e shkallës së dytë e gjeti të pabazuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për shkak se Departamenti i Krimeve të Rënda ka kompetencë për të gjykuar çështjet penale të cilat bien ekskluzivisht në kompetencë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, andaj edhe e ndryshoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke e lënë këtë çështje për gjykim në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Arsyet pse Adem Grabovci e ‘Pronto’ do gjykohen krimet e rënda(Dokument)

Me 1 tetor 2018 kishte dështuar të mbahej seanca e parë në të cilën do të deklaroheshin rreth fajësisë Grabovci, Beqaj e Pajaziti dhe 8 të akuzuarit e tjerë.

Dështon seanca e parë në rastin ‘Pronto’

Me 15 nëntor 2018 Adem Grabovci dhe 10 të akuzuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm për akuzën që u vihej në barrë.

Dosja ‘Pronto’: Si i dështoi montimi i zgjedhjes së kryeshefit të Agjencisë për Produkte Medicinale?

Prokurorja e rastit Drita Hajdari me datën 19 nëntor 2018 kishte kërkuar përjashtimin e gjykatësit Shashivar Hoti për shkak se i njëjti sipas saj në seancën e mbajtur me 15 nëntor nuk e kishte lejuar ta lexonte aktakuzën përkundër kërkesës së saj që akuza të lexohej.

Afera ‘Pronto’, prokurorja Drita Hajdari kërkon përjashtimin e gjykatësit i cili nuk e lejoi ta lexojë aktakuzën

 

Në prill të vitit 2019, avokatet e të akuzuarve kishin paraqitur kundërshtime për provat e aktakuzës duke kërkuar që e njëjta të hudhej poshtë.

Me 26 qershor 2019, në këtë proces  gjyqësor ishte dhënë fjala hyrëse e në të cilën prokurorja special Drita Hajdari, kishte përmendur edhe gjykimin dhe lirimin e Sali Mekajt (Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit), në të cilin rast ajo ishte prokurore e Shashivar Hoti gjykatës.

https://kallxo.com/shkurt/prokurorja-ia-permend-gjykatesit-lirimin-e-sali-mekajt-ai-e-kercenon-me-nderprerje-te-fjales/në

Fjala hyrëse kishte shkaktuar reagime të shumta. Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj, kishte thënë se po ndihej i frikësuar nga prokurorja.

Avokati i Adem Grabovcit akuzon Drita Hajdarin për presion te gjyqtarët dhe avokatët

Ndërsa avokati i Besim Beqajt, Besnik Berisha në gjykatë kishte thënë se e përgëzon gjykatën për durimin e treguar për përrallat që sipas tij i thoshte prokuroria në gjykatë.

Gjykimi i ‘Pronto-s’, avokati e quan përallë aktakuzën e prokurorisë

Në këtë gjykim në cilësinë e dëshmitarëve u dëgjuan Sejdi Hoxha, ish-shef ekzekutiv i ndërmarrjes ‘’Infrakos’’ dhe Hasan Ibraj kryesuesi i ndërmarrjes ‘’Trainkos’’, në deklaratat e tyre të dy kishin shpjeguar ligjin për ndërmarrjet publike.

Gjykimi i ‘Pronto’: Dy dëshmitarë tregojnë si u zgjodhën në krye të bordeve

Në këtë gjykim Adem Grabovci ishte deklaruar se mbrohet në heshtje, ndërsa Besim Beqaj kishte dhënë mbrojtjen duke thënë se procesi ‘’Pronto’’ ishte ngritur në bazë të demagogjisë dhe thashethemeve.

Gjykimi i Adem Grabovcit: Në përgjime flet më së shumti, në gjykatë mbyll gojën

Në dhjetor të vitit 2019, prokurorja kishte ndryshuar aktakuzën ndaj Adem Grabovcit dhe Besim Beqës duke e kualifikuar veprën penale nga shkelja e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës në veprën penale, shkelja e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës në tentativë.

Ky ndryshim i akuzës bëri që avokati i Adem Grabovcit dhe Besim Beqës të propozojnë dëgjimin e dëshmitarëve Fitim Krasniqi dhe Nuredin Krasniqi, por më pas mbrojtësit hoqën dorë nga dëgjimi i këtyre dëshmitarëve për shkak të moszvarritjes së procedurës penale.

Rasti ‘Pronto’, ndryshohet aktakuza ndaj Adem Grabovcit dhe Besim Beqajt

Me datën 30 dhjetor 2019, përfundoi procesi gjyqësor në rastin ‘’Pronto’’ ku prokurorja dhe të akuzuarit dhanë fjalët përfundimtare.

Ndërsa me 3 janar 2020, gjykata shpalli vendimin me të cilin liroi 11 të akuzuarit në mungesë të provave që do të vërtetonin fajësinë e tyre.

Ky vendim ishte pritur nga të akuzuarit, ndërsa zhgënjeu prokuroren speciale Drita Hajdari, e cila pas shpalljes deklaroi se ajo shpreson në drejtësinë e Gjykatës së Apelit në të cilën do të paraqesë ankesë ndaj vendimit lirues.

Prokurorja Drita Hajdari: Të fuqishmit e politikës i shpëtojnë drejtësisë

.