Seanca në rastin 'Pronto'
Gjykimi i ‘Pronto-s’, avokati e quan përallë aktakuzën e prokurorisë
“E përgëzoj gjykatën që pati durimin me i dëgju përrallat e Prokurorisë”, tha Besnik Berisha, avokat i Besim Beqajt, i akuzuar në rastin e njohur si ‘Pronto’.
Në seancën e sotme Prokurores Speciale, Drita Hajdari iu dha mundësia për herë të parë për t’ia lexuar të akuzuarve, aktakuzën me të cilën i rëndon.
Pas fjalës së saj hyrëse, pati reagime nga gjykatësi, të akuzuarit dhe avokatët e tyre mbrojtës.
Edhe avokati Besnik Berisha tha se prokuroria është e dështuar ndërsa e akuzoi Hajdarin për manipulim të ligjit për të arritur deri te kjo aktakuzë.
“Kam detyrim etik ligjor për ta theksu se në qoftë se gjendja në sistemin e drejtësisë nuk qenka jo që ne të gjithë e duam nuk është për fajin e avokatisë por për dështimet e prokurorisë duke filluar nga kjo që është përballë meje këtu e deri më lartë. Andaj fyerja që i bëhet komunitetit të avokatisë se kinse ne po i kontribojmë padrejtësisë konfirmon edhe njëherë se këta e dinë se janë të dështuar”, tha Berisha.
Ai tha se “prokuroia ka manipuluar me ligjin se me qëllim për t’i ikur parashkrimit relative.
“Gjithashtu kanë abuzuar duke vënë në cilësi të personit zyrtar edhe persona që nuk kanë qenë fare në marrëdhënie pune dhe duke vesh në përgjegjësi dhe detyra zyrtare të cilat i paraqet në dispozitiv të aktakuzës edhe pse asnjëherë në vetvete nuk e kishte për bindjen time targën e personit zyrtar”, tha Berisha
Berisha theksoi se prokuroria i ka “zgjedhur ata i kanë konsideruar më të butë me i dërgu para gjykatës”.
“Qysh nuk e solli edhe një emër të vetëm një listë të vetëm që thotë se në atë konkurs kanë marrë pjesë vetëm anëtar të një partie të vetme. Atë numër që e kam parë ata qytetar i kanë takuar secilës parti politike”, tha Berisha.
Ai përfundoi duke thënë se prokurorja nuk ka integritet.
Në anën tjetër prokurorja ka përmendur faktin se disa prej të akuzuarve në këtë rast po mbrohen në heshtje ndërsa i ka kërkuar që të flasin për përgjimet e telefonatave ku bazohet edhe aktakuza.
“Sa i përket të pandehurve shumica prej tyre janë mbrojtur në heshtje, e drejtë e përcaktuar me ligj, ashtu ka vepruar edhe Adem Grabovci, i kanë mohuar akuzat….. Por kjo ndodhi gjatë hetimit tani shqyrtimi gjyqësor është mundësi që të pandehurit të japin mundësi të japin shpjegime per ato biseda telefonike që zgjuan shqetësim tek publiku. Unë i ftoj të pandehurit të përgjigjen para qytetareve për ato biseda”, tha Hajdari.
Ajo shtoi se Në këtë aktakuzë në mungesë të provave nuk janë përfshirë të gjithë ata që së bashku me këta 11 të pandehur takoheshin dhe “të cilët në biseda nuk i prmendin emrat e tyre por i përmendin si shef i madhi, e lamë takimin me dikënd, fola me atë që ke ndejt ti mbramë etj
Të akuzuarit në këtë rast janë deklaruar të pafajshëm në të gjitha akuzat.
Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.
Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediet dhe shoqëria civile.
https://kallxo.com/prokurorja-e-pronto-s-pergjigjuni-qytetareve-per-bisedat-ne-telefon/