Erolinda Uka ka lindur më 15 prill 1995 në Mitrovicë.
Studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe duke qenë studente e dalluar ka fituar 3 bursa.
Uka vazhdon studimet master në drejtimin penal në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Pas studimeve bachelor, praktikën një vjeqare e ka kryer në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë e Mitrovicës.
Pas përfundimit të praktikës një vjeqare ka dhënë provimin e jurisprudencës.
BIRN-it iu bashkua në korrik të vitit 2019 për monitorimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë.