Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Dështon seanca ndaj të akuzuarve për sulme ndaj policëve në protestat e vitit 2013

Gjykimi ndaj Bekim Shkodrës dhe Sami Avdiut, të akuzuar për sulm ndaj policëve gjatë protestave të vitit 2013 ishte caktuar që të vazhdonte sot në Gjykatën e Prishtinës.

Mirëpo, për shkak të mungesës së të akuzuarit Bekim Shkodra si dhe dëshmitarëve Selatin Sheholli dhe Rifat Geci, seanca dështoi dhe e njëjta u shtye në afat të pacaktuar.

Kujtojmë se ky rast penal pritet të vjetërsohet (parashkruhet) javën që vjen.

Shkaqet e mungesës së të akuzuarit nuk u qartësuan në seancë.

Të njëjtit akuzohen se kanë marrë pjesë ë turmë që kryejnë vepër penale të huliganizmit si dhe për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Kallxo.com të pandehurit me qëllim të dëmtimit të policëve, me veprime të dhunshme, huligane kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe dhe mjete piroteknike në drejtim të policëve.

Si pasojë e këtyre veprimeve, policët kishin pësuar lëndime të lehta trupore, sipas dosjes së prokurorisë.

Shkodra dhe Avdiu kishin pranuar fajësinë lidhur me akuzat për pjesëmarrje në turma, mirëpo janë nuk e kanë pranuar fajin për veprën penale të sulmit ndaj personave zyrtarë – policëve.

Gjyqtari i rastit, Eroll Gashi kishte veçuar procedurën për të njëjtit, nga aktakuza ku përfshihet ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Procesi gjyqësor ndaj ministrit Sveçla për pjesëmarrje në protestën e vitit 2013 drejt vjetërsimit