Foto: KALLXO.com

Apeli e lë në paraburgim Nagip Krasniqin

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes të Nagip Krasniqit, në lidhje me vendimin e gjykatës së shkallës së parë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës se Apelit, Nysret Arifi.

Gjykata e Prishtinës më 20 Prill të këtij viti kishte caktuar një muaj paraburgim për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i Krasniqit është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; ushtrimi i ndikimit, dhe konflikti i interesit.

Në njoftim thuhej se, Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e të pandehurit N. K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK