Zhduket një 69-vjeçar nga Klina, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina.

Personi i zhdukur quhet Kadri Gashi dhe është i moshës 69-vjeçare.

“Bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17 dhjetor 2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, raportimi për këtë rast është bërë më 18 dhjetor në Stacionin Policor në Klinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur”, ka thënë Policia.