Zëvendëssekretari i Përgjithshmëm i NATO-s, Mircea Geoana sot në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, sot pritet ta takojë Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Sipas komunikatës së Presidencës, takimi do të filloj rreth orës 15:15.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

Mircea Geoana është bërë Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i NATO-s në tetor 2019. Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë.