Foto: Aleksander Vuçiq ne Facebook

Vuçiq flet për një ‘propozim nga Gjermania dhe Franca’ për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha të shtunën se ka një propozim në tavolinë nga dy vendet e fuqishme evropiane, Gjermania dhe Franca.

Siç raportojnë mediat në Serbi, Vuçiq citohet duke thënë se “propozimin nuk mund ta hedh nga dritarja”.

“Dhe a mund ta pranojmë këtë, nuk jam i sigurt” – tha Vuçiq dhe shtoi se Serbia ka linjat e veta të kuqe, të cilat nuk është i sigurt se do t’i pëlqejnë dikujt.

“Thelbi i propozimit të Gjermanisë dhe Francës është që Serbia të lejojë hyrjen e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në, për të cilën do të kishte hyrje të shpejtë në BE dhe ndoshta përfitime të konsiderueshme ekonomike. OKB dhe kjo do të ketë pasoja” citohet të ketë thënë Vuçiq.

Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, ka thënë mes tjerash ai.