Vjosa Osmani thotë se nuk e ka larguar fotografinë e Hashim Thaçit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk e ka larguar nga kabineti i saj fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, por vetëm e ka zhvendosur atë.

“Nuk e kam larguar, por vetëm e kam zhvendosur në një vend me se të merituar për presidentin aktual. Unë e njoh mirë legjislacionin dhe nuk ka shkelje kushtetuese sepse nuk përcaktohet aty se në cilin cep të Kuvendit të jetë fotografia, ju do të vini dhe do ta shihni vet”, tha Osmani gjatë një vizite në QKUK.

Kryeparlamnetarja tha se e ka vendosur në ballinë të zyrës fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova për t’u inspiruar.

“E kam vendosur fotografinë e presidentit Rugova sepse dua të inspirohem kur të nis ditën në vendin tim të punës”, ka thënë ajo.

KALLXO.com ka raportuar sot se Osmani e ka vendosur fotografinë e ish-presidentit Rugova në kabinetin e saj.