Vjosa Osmani diskuton me Mirosllav Lajçakun për dialogun, tregon kërkesat që procesi të ketë sukses
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe zhvillimet e fundit në këtë proces.
Osmani përmes rrjetit Twitter ka theksuar se suksesi i dialogut varet nga implementim i plotë dhe i balancuar i Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të marrëveshjes së Ohrit, si dhe largimi i masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksova se suksesi i tij është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”- ka shkruar Osmani.
In New York, I met with @MiroslavLajcak to discuss recent developments in the dialogue.
Emphasized that its success is linked to a balanced and full implementation of the Brussels agreement and Ohrid annex, as well as the removal of EU measures that are affecting our citizens. pic.twitter.com/A3y7spnrCV
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 20, 2023
Për takimin me presidenten Osmani ka shkruar edhe Mirosllav Lajçak.
Ai e ka quajtur të dobishëm takimin me presidenten e Kosovës.
“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me presidenten Osmani për gjendjen në dialog dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”- ka shkruar ai.
Had a detailed and useful conversation with President @VjosaOsmaniPRKS on the state of play in the Dialogue and the way forward in advancing the implementation of the Agreement on the path to normalisation. Agreed to continue our discussion. pic.twitter.com/3uPiSWXTim
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 20, 2023
BE ka vënë masa ndëshkuese muaj më parë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.
Kosovës i është kërkuar të punojë në përshkallëzim dhe të koordinohet me fakton ndërkombëtar për hapa të mëtejshëm.
Presidentja është takuar edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në Neë York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.