Presidentja Osmani takoi Sekretarin amerikan të Shtetit: Lidhja me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka njoftuar se me Blinkenin kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit e stabilitetin rajonal.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”- ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani ka thënë se lidhja me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.