(VIDEO) Kolonë e gjatë e automjeteve në dalje të Prishtinës në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një kolonë mbi dy kilometërshe është krijuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në pjesën dalëse nga Prishtina.

Sipas një videoje të dërguar në adresë të KALLXO.com, shihet një trafik i ngarkuar me automjete, e cila supozohet se arrin një gjatësi prej kilometrave.

KALLXO.com, ka kontaktuar Policinë e Kosovës, për të mësuar rreth shkakut të krijimit të kësaj tollovie, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje.

Më poshtë mund të shikoni videon: