Ilustrim

Vdes një person gjatë trajtimit në QKUK, policia po heton rastin

Një burrë nga Podujeva ka vdekur gjatë kohës sa ishte në tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shtator 2023, rreth orës 02:40.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.