Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, Policia: Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë

Një grua nga Suhareka ka vdekur, pasi është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti i cili ndodhi më 10 korrik rreth orës 17:47 po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i saj është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.