Foto: Pixabay

U dërgoi material pornografik personave nën 16 vjeç, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se u ka ofruar material pornografik personave nën moshën 16 vjeç.

Ky material sipas Policisë te viktimat është dërguar me mesazh telefonik – SMS.

“Më 10.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti viktimave meshkuj kosovarë u ka dërguar SMS me përmbajtje  shqetësuese.” – tha Policia.

Policia njoftoi se pas intervistimit, me Vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.