Arton Hamiti është nga fshati Likoc, Komuna e Skenderajt. Ai ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në Skenderaj dhe aktualisht është student i Komunikimit Masiv – Gazetari në Kolegjin AAB.
Gjatë periudhës 2021–2024, Artoni ka punuar si gazetar në ATV. Përveç angazhimit të tij profesional, ai ka ndjekur dhjetëra trajnime, kryesisht në fushën e Prokurimit Publik. Në kohën e lirë, Artoni ai është i përkushtuar ndaj futbollit, që është edhe pasioni i tij kryesor.