Tre të lënduar në Podujevë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal

Tre persona kanë mbetur të lënduar për shkak të shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Podujevë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencë.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar  janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”- tha ajo.

Ahmeti deklaroi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me trajtimin e rrethanave të tjera.