Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan më 03.04.2024 nën dyshimet se ka fyer dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Viktima sipas njoftimit ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.