Sulmohet ekipi i RTV 21 në Mitrovicën e Veriut

Ekipi i Radiotelevizionit 21 i përbërë nga Lirie Dibrani dhe Berat Bahtiri janë sulmuar fizikisht nga protestuesit në Mitrovicë të Veriut gjatë kohës që ata ishin duke raportuar në sheshin “Car Llazar”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se kameramanit i është marrë dhe pajisja më të cilën ishte duke xhiruar.

AGK e ka dënuar sulmin duke kërkuar nga organet kompetente të sigurisë që të trajtojnë rastin sa më parë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar” – thuhet në komunikatën e AGK-së.

Dje dhe sot ekipet e mediave të cilat po raportojnë nga komunat në veri janë përballur me sulme nga protestuesit.

Protestuesit kanë gjuajtur me mjete të ndryshme në drejtim të gazetarëve si dhe kanë shtyrë fizikisht ata.

Në vazhdimësi AGK-ja ka dënuar rastet e tilla ndërsa për sulmet ndaj gazetarëve dhe dëmtimit të veturave të tyre ka reaguar dje edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zhvillimet e fundit në veri