Ilustrim
Mitrovicë e Veriut, arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë
06.5.2026 - 21:21
Policia në Mitrovicë të Veriut ka arrestuar dy të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ishte raportuar më 18.04.2026, dhe kishte ndodhur në rrugën “Isa Boletini”.
Sipas Policisë, të dyshuarit kishin depërtuar me forcë në një kioskë dhe kishin vjedhur një sasi cigaresh në vlerë të përgjithshme rreth 480 euro.
“Të njëjtit janë arrestuar sot, më datë 06.05.2026, në adresat e tyre të banimit në Mitrovicë të Jugut. Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.” – njofton Policia.
Të arrestuarit janë S.A., 31-vjeçar dhe F.M., 23-vjeçar.