Suharekë, një punëtor lëndoi dorën në vendin e punës

Një burrë ka pësuar lëndime trupore derisa ka qenë duke punuar.

Sipas Policisë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pasi që derisa ai ishte duke punuar në vendin e tij të punës ka lënduar dorën. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë në Suharekë dje rreth orës 12:20.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.