iLUSTRIM

Shpërthimi i dhunës në Kosovë e shpërfaqë marrëzinë e zbutjes së perëndimit në raport me Serbinë 

Përderisa BE dhe SHBA nuk tregohen më të ashpra ndaj Beogradit, sulmet nacionaliste serbe mund ta destabilizojnë rajonin.

Vrasja fundjavën e kaluar e një zyrtari të policisë së Kosovës nga një grup prej 30 ose më shumë militantësh nacionalistë serbë të rëndë armatosur e shënon incidentin më të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në më shumë se një dekadë. Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey M Hovenier, e përshkroi sulmin duke deklaruar si: “Ne e dimë se ishte i koordinuar dhe i sofistikuar… Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për ta destabilizuar sigurinë në rajon”.

Autoritetet e Kosovës pajtohen dhe janë edhe më të qarta se kë duhet fajësuarë. Domethënë, qeverinë e Serbisë dhe presidentin e saj të fortë, Aleksandar Vuçiq.

Në orët pas përleshjeve njëditore mes militantëve dhe policisë, në të cilat u raportuan se ishin vrarë tre sulmues, zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, postoi fotografi të depove të mëdha të armëve dhe municioneve të sekuestruara. “Autorët nuk vepruan vetëm”, shkroi Kurti, “por [me] mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin [Kosovës]”.

Serbia, natyrisht, i mohoi këto akuza dhe u përgjigj me akuza drejtuar Kurtit dhe qeverisë së tij për persekutimin e supozuar të serbëve të Kosovës. Megjithatë, qeveria e Vuçiq shpalli menjëherë një ditë zie kombëtare për tre militantët e vrarë ndërkohë që mediat e regjimit i kanë lavdëruar sulmuesit e vdekur si dëshmorë për kauzën nacionaliste serbe.

Megjithatë, pak analistë kanë ndonjë dyshim se Serbia luajti një rol të rëndësishëm në këtë sulm.

Pretendohet se territori i Kosovës është përdorur si një zonë për organizimin e militantëve, udhëheqja e të cilëve dihet se ka lidhje të ngushta me Vuçiqin dhe rrethin e tij të ngushtë. Pamjet me dron të publikuara nga policia e Kosovës, për shembull, duket se shfaqin pamje që tregojnëse nënkryetari i partisë primare etnike serbe në Kosovë, Lista Srpska, ishte në mesin e sulmuesve. 

Lista Srpska perceptohet gjerësisht si një ndërmarrje përfaqësuese e regjimit të Beogradit, ndërsa Milan Radoiçiq ka qenë nën sanksionet e SHBA për përfshirjen e tij në aktivitete të rëndësishme kriminale që nga dhjetori i vitit 2021. Ai tani besohet se fshihet në Serbi. Një tjetër nga sulmuesit dyshohet se ishte ish-truproja e shefit të inteligjencës së Serbisë (i cili është gjithashtu nën sanksionet e SHBA).

Pyetja më serioze është se si mund të ketë ndodhur ky sulm në radhë të parë?

Kosova ende ka prezencën e një force paqeruajtëse të NATO-s prej rreth 4,500 trupash, të cilët janë të përfshirë në baza të ngushta në punën policore dhe mbledhjen e inteligjencës në vend. Ata u sulmuan dhunshëm në maj të këtij viti nga turmat nacionaliste serbe, duke lënë më shumë se dhjetëra paqeruajtës të plagosur. Dhe qeveria e Kosovës ka paralajmëruar për gjasat në rritje të dhunës së rinovuar të orkestruar nga serbët që nga shtatori i vitit 2021, kur Serbia vendosi avionë luftarakë përgjatë kufirit për herë të parë që nga lufta e Kosovës në vitin 1999.

Përgjigja, mjerisht, nuk është inkurajuese.

Sulmi është produkt (in)direkt i një riorientimi radikal të politikës amerikane dhe evropiane në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2020, Uashingtoni dhe Brukseli i kanë përqendruar në mënyrë eksplicite interesat e Beogradit mbi të gjitha politikat e tjera fqinje, në një skemë të pamundur për t’i qetësuar liderët nacionalistë të vendit dhe për t’i tërhequr të njëjtit jashtë nga orbita e ndikimit të Rusisë. Dhe kjo ndodh në një vend ku 70% e popullsisë e mbështet agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Edhe pas sulmeve të majit ndaj paqeruajtësve të NATO-s, për shembull, SHBA-ja dhe BE-ja, në mënyrë të jashtëzakonshme, e sanksionuan Kosovën.

Kurti e ka akuzuar në mënyrë eksplicite krye të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, se punon në bashkëpunim me Serbinë për t’i bërë presion Prishtinës që t’i dorëzohet kërkesave të Beogradit. Dhe shumica e vëzhguesve pajtohen me të. Përpara se Lajçak të emërohej, ekspertë rajonalë me përvojë paralajmëruan kundër kësaj lëvizjeje, duke përmendur lidhjet historike të ish-ministrit të jashtëm të Sllovakisë me Rusinë. Duke folur për Zërin e Amerikës për sulmin e kësaj jave, ish-analisti i CIA-s, David Kanin, e fajësoi gjithashtu zbutjen perëndimore të Vuçiçit për inkurajimin e elementëve ekstremistë në Serbi. 

Tani nevojitet një korrigjim i mprehtë i kursit nga SHBA dhe BE. Është e qartë se si politikat e administratës Biden ashtu edhe ato të Komisionit Evropian kanë kontribuar në krizën më të rëndësishme të sigurisë në rajon në vite. Zbutja e tyre ndaj Beogradit e ka rrezikuar Kosovën, por edhe shtetet fqinje si Bosnja dhe Mali i Zi, ku militantizmi nacionalist serb, i sponsorizuar gjithashtu nga Serbia, është gjithashtu kërcënimi kryesor i sigurisë së brendshme.

Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së kundër Kosovës duhet të anulohen dhe të zëvendësohen me kufizime kundër regjimit të Vuçiqit. Përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në BE gjithashtu duhet të ngrihen derisa Beogradi të demonstrojë një përkushtim serioz për de-përshkallëzimin dhe pranimin funksional të realitetit të ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur. Pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat nuk e pranojnë ende sovranitetin e Kosovës duhet të qortohen për rolin e tyre në përkeqësimin e një çështjeje të madhe të sigurisë evropiane, kur kontinenti evropian nuk mund ta përballojë një gjë të tillë.

Deri atëherë, nuk mund të ketë kthim kuptimplotë në dialog, sado që diplomatët perëndimorë do të duan për vazhdimin e dialogut./The Guardian

 Përgatiti: Nuhi Shala